Akuza që po tremb Ilir Metën!

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për procesin gjyqësor të SPAK-ut ndaj Ilir Metës. Gazetari tregon çështjen që i ka futur frikën Metës që po sulmon SPAK-un dhe Altin Dumanin. Doçi flet edhe për përplasjen Meta-Kryemadhi.

Gazetari shprehet se Meta ka nxjerrë gruan që të përballet me SPAK-un dhe GJKKO-në pasi i kaloi asaj të gjitha përgjegjësitë penale, për çështjen e lobimit në SHBA. Gazetari tregon se tanimë është hapur një hetim pasuror për kreun e PL-së dhe bashkëshorten e tij, ndërsa tregon shumën marramendëse që ka Kryemadhi nisur nga një kredi 50 milionë lekë të vjetër.

“Unë e shoh si një lloj degradimi të vetëdijshëm i një fundi politik, që reflekton hallin që ka me drejtësinë dhe rrezikun e madh për herë të parë për shkak të një drejtësie të pavarur dhe të një mundësie të një urdhër-arresti dhe mase sigurisë arrest me burg për shkak të fakteve penale që ka SPAK-u për Metën. Është një reagim që reflekton zhvillimet në SPAK.

Janë tri çështje për Ilir Metën. Dosja më flagrante ka të bëjë me lobimet në SHBA gjatë viteve 2016-2017, të cilat janë provuar nga SPAK-u përmes fletëporosive që kanë ardhur nga Amerika. Gjatë këtyre viteve LSI-ja me në krye Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, e për rreth një muaj Petrit Vasilin ka shpenzuar në SHBA rreth 1.2 milion dollarë për lobim. Para që nuk janë deklaruar në asnjë institucion ligjzbatues në Shqipëri, as në KQZ e as në ILDKP.

SPAK-u ka provuar shpenzimin e këtyre parave përmes fletëporosive që ka dërguar në SHBA dhe në Qipro. Nga përgjigjja që ka ardhur nga SHBA-ja dhe Qiproja është konstatuar shpenzimi i parave nga LSI-ja e Ilir Metës. Ka një manovrim nga Meta që për mua është çburrërore. Në rrëfimin e tij në SPAK, Meta ka bërë rolin e budallait sikur nuk ka lidhje me LSI-në dhe në atë koha LSI-ja qe e drejtuar nga personazhe që janë përgjigjese për veprimet e tyre. Ai ia zhvendosi përgjegjësinë penale bashkëshortes Monika Kryemadhi. Është në akt i pazakontë sepse ka nxjerrë gruan që të përballet me SPAK-un dhe GJKKO-në.

Pra Meta është fshehur pas gruas. Halli i Metës, që arsyeton edhe sulmin që po bën ndaj SPAK-ut është çështja CEZ/DIA. Te kjo dosje SPAK-u nuk ka kapur paratë, por ka katër dëshmi të rëndësishme që e fundosin Metën dhe e vizatojnë atë si bosin e kësaj afere korruptive. Te çështja e lobimit është bashkuar edhe çështja e shërbimeve estetike që ka marrë Kryemadhi dhe Meta që nga viti 2004 deri në 2023-shin, që nga Vjena në San Marino të Italisë. Kjo është konfirmuar po ashtu përmes fletëporosive.

Nisur nga këto dy çështje SPAK-u ka nisur një hetim pasuror për Metën dhe Kryemadhin. Hetimi pasuror është i ngjashëm me hetimin ndaj Ahmetajt, për gjithë pasurinë që ka pasur, ka deklaruar dhe atë që mbajnë të fshehur Meta dhe Kryemadhi që kur kanë hyrë në politikë e deri më sot”, tha gazetari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT