Konventa, Kryemadhi shigjeton njerëzit e Metës: Të mos u jepet pushtet, kanë konflikt interesi…

Partia e Lirisë mbledh sot forumin më të lartë, Konventën Kombëtare që sipas kryetarit Ilir Meta, do të ketë ndryshime rrënjësore ku një prej tyre është statuti nga ku pritet të njihen fraksionet.

Teksa po hynte në Pallatin e Kongreseve, Monika Kryemadhi është prononcuar për mediat. Ajo ka shigjetuar njerëzit që Ilir Meta ka marrë në parti nga Presidenca dhe ka kërkuar zero pushtet për ta. Sipas Kryemadhit, ashtu sic do të luftohet nepotizmi, duhet luftuar edhe konflikti i interesit.

“Kam dy propozime. E para buxhetimi i grave kandidate, që është në kuadër të bashkëpunimit mes PL dhe West Ministers Foundation. Sepse ne gjithmonë kemi qenë në mbështetje të grave dhe vajzave. Mendoj që kjo ka ardhur koha të legjitimohet. Propozimi i dytë ka të bëjë me nepotizmin. Meqenëse ky është shkaku i rrënimit të partisë, unë mendoj se është konflikti i interesit. Pra kryetari i Partisë s’mund të propozojë njerëz me të cilët ka punuar me ta. Në momentin që vijmë në pushtet, nuk mund të emërohen në poste drejtuese” – tha Kryemadhi në hyrje të Pallatit të Kongreseve.

E pyetur nëse do të krijojë fraksion, ajo tha se është kundër formacioneve të tilla brenda partisë.

Kryemadhi shtoi se momentalisht prioritet ka fëmijët e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT