Adriana Kalaja sulmon SPAK: Asiston kriminelët, është më i rrezikshëm se vetë krimi

Me gjuhë urrejtjeje dhe akuzuese, Adriana Kalaja nuk u përmbajt as sot në protestë kur sulmoi SPAK-un dhe kreun e tij, Altin Dumanin, duke i cilësuar si më të rrezikshëm se vetë krimi.

“Dumani dhe Kraja janë më të rrezikshëm se kriminelët. SPAK asiston kriminelët, është më i rrezikshëm se vetë krimi”, tha Kalaja.

Një prej organizatoreve të protestës pranë bashkisë së Tiranës, Adriana Kalaja e ka pranuar me zë dhe figurë se qëllimi kryesor i kësaj proteste është heqja e arrestit shtëpiak për Sali Berishën nën akuzë për aferën Partizani. Qëllimi kryesor i protestës, tha Adriana Kalaja, është lirimi i Berishës, që sipas saj është bë “arrest politik”.

“SPAK nuk bën asgjë. E kam deklaruar dhe e deklaroj ne kushtin kryesor kemi lirimin e zotit Berisha nga arresti politik. Asnjë aksioni i joni nuk ka vlerë pa këtë hap”, tha Kalaja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT