Lojtarët e Borussia Dortmund festojnë me shqiponjë (FOTO)

Shenja e shqiponjës nuk është vetëm “pronë” e shqiptarëve, por ky veprim tashmë duket së është në modë edhe nga futbollistë të tjerë, të cilët kur shënojnë gola nuk ngurrojnë të festojnë kështu.
Rasti më i fundit është shënuar në Gjermani, ku lojtari i Borussia Dortmund, Axel Witsel, pas shënimit të golit në fitoren e ekipit ndaj Leipzig, festoi duke kryqëzuar duart dhe duke bërë shenjën e shqiponjës.
Kujtojmë se belgu ka një karrierë të pasur në futboll, ndërsa ka luajtur me një sërë klubesh me emër në Europë.
