Kryebashkiaku i Gjenevës dënon sulmin ndaj bustit të Skënderbeut, media: “Pse asnjë reagim zyrtar shqiptar…”

Të premten e kaluar, në orët e vona të mbrëmjes është dëmtuar busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB. Policia ka nisur një hetim.
Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin, ndërsa thonë se kjo nuk është hera e parë që dëmtohet busti i Skënderbeut.
Në një prononcim të kryetarit të bashkisë së Gjenevës Alfonso Gomez dërguar gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch thuhet:
“E dënoj ashper këtë akt vandalizmi dhe shpreh solidaritetin me komunitetin shqiptar të Gjenevës. Shpresoj se nuk janë motive politike ato që i kanë frymëzuar vandalët dhe shpresoj që policia dhe drejtësia të kapin autorët. Komuniteti shqiptar në Gjenevë të jetë i sigurtë që ka mbështetjen e autoriteteve të Gjenevës”.
Në Zvicër (Gjenevë dhe Bernë) kemi ambasadorë dhe konsulata shqitare nga tre shtete te Ballkanit, por deri tash nuk ka asnjë reagim rreth demtimit te bustit te heroit tone kombëtar Skenderbeut ne Gjenevë. Pas ketij lajmi ne mediat shqiptare, ka pasur reagime duke shprehur indinjatë te thellë vetëm nga komuniteti shqiptare përmes rrjeteve sociale dhe asgjë me shumë, asgjë zyrtare – shkruan gazeta Le Canton27.

