Rai 3 nuk transmeton dokumentarin e paralajmëruar. Zhgënjehen fansat e Sigfrido Ranucci në Tiranë

Radiotelevizioni Italian Rai 3 pa asnjë njoftim ka anuluar transmetimin e një emisioni për Shqipërinë, sic e paralajmëroi gjithë javën gazetari Sigfrido Ranucci.
Autori i emisionit investigativ Report ne Rai 3, Sigfrido Ranucci ka paralajmëruar gjatë gjithë javës Ramën dhe Melonin duke thënë se të dielën do të ketë gjëra të reja pasi do te ishte pjesa e dyte e reportazhit për Shqipërinë.
Mënyra se si ai ka paralajmëruar pjesën e dytë linte të kuptohej se ajo ishte gati për transmetim.
Sot, Rai 3 nuk e transmetoi pjesën e dytë. Sigfrido Ranucci nuk ka dalë në ekran por në Facebook dhe ka njoftuar se po përpiqet t’i marrë një intervistë kryeministrit Edi Rama.
Sidoqoftë bashkë me të janë anuluar dhe disa emisione në ekranet e Shqipërisë nesër që prisnin të komentonin pjesën e dytë të emisionit.