VIDEO/ Momenti kur autori i maskuar vendos eksplozivin në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj

Janë publikuar pamjet nga momenti kur automjetit të gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër i vendoset eksploziv.

Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë pranë banesës së gjyqtarit, dallohet një person i maskuar që i afrohet banesës në këmbë. Ai shihet teksa hedh lëndën plasëse dhe largohet me shpejtësi, teksa ende nuk është zbuluar identiteti i tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 dhe fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë mbi ngjarjen ditën e djeshme:

Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë  po vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor  po vijon veprimet në vendngjarje për  sigurimin e provave me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT