Ilir Meta shpall “fitoren e parë”: Detyruam Bashkinë të …

Është mbledhur sot Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë.

E para që nisi fjalën në këtë aktivitet ishte zëvendëspresidentja Erisa Xhixho e cila u ankua se shqiptarët po përballen me një regjim mafioz, ndërsa theksoi se zgjidhje shumë problemeve do u japin 5 prioritetet e partisë së saj.

Ndërkohë, Ilir Meta shpalli para anëtarëve të Komitetit Drejtues edhe fitoren e parë të Partisë së Lirisë nën presidencën e tij.

“Ne detyruam Bashkinë e Tiranës të lyejë paralelen me ndryshk siç do ta detyrojmë ta heqë ndryshkun kudo” – tha ai, referuar hekurit ku ngjitet herë pas here.

Pas shfaqjes së parë të Metës mbi paralelen në fjalë, bashkia Tiranë e leu me të bardhe teksa kryebashkiaku Veliaj e ironizoi. Por duket se Meta e ka marrë seriozisht se e ka detyruar ai duke e cilësuar këtë si fitore thelbësore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT