Erion Veliaj shpërthen ndaj analistave: Maskarenj, llum, që duan leje ndërtimi nga unë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar ashpër ndaj analistëve në televizone të ndryshme mediatike, lidhur me akuzat që kanë lëshuar ndaj tij duke e cilësuar si të përfshirë në afera korruptive.
Ai tha se secili prej analistëve që e ka sulmuar, nuk ka shqetësimin e qytetarëve por të favoreve personale që nuk u bëhen nga bashkia e Tiranës, ndërsa nuk u kursye në përmendjen e emrave të pronarëve të portaleve.
“Kur them se duhet të jemi krenar, duhet të jemi krenar edhe sesi e kemi mbledhur gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve, dhe ti kupton se një nga meritat tona është se kemi mbledhur si armiq bashkë të gjithë llumin.
Secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik.
E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak.
Ai që ka ndërtuar pallat në mes të Bllokut e ka shumë të lehtë sepse ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të Bllokut duke ua vjedhur motrave besimtare.
Secili prej maskarenjve që është aty përballë ka interesin e vet, nuk qan hallin as për pastrimin, as për shkollat.
Shumica e analistëve që nuk kanë qenë mentor i askujt, burra nga 55 vjeç rrinë natën në TV sikur po shikojnë Pornhub si pitbulla që shqyejnë çdo gjë që u del përpara”– tha Veliaj.