A është takuar kryeministri Rama në Stamboll me serbin Damir Fazllic?

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet në Asamblenë e OKB.

Por sipas një lajmi që qarkullon në rrjet Rama ka patur një ndalesë në Stamboll, ku ka patur një takim jashtë axhendës zyrtare.

Nuk ka konfirmim zyrtar, por faqja Pamfleti shkruan se sipas burimeve të saj kreu i qeverisë shqiptare është takuar në Stamboll me biznesmenin kontrovers Damir Fazlliç.

Faqja citon njerëz “afër biznesmenit serbo-boshnjak” që konfirmojnë një “takim të shkurtër kokë më kokë” mes Ramës dhe Fazlliç dhe shton se temë e takimit ka qenë interesimi i këtij të fundit për një tender me vlerë rreth 12 milionë euro, pa specifikuar për çfarë tenderi bëhet fjalë.

Duke e përshkruar kryeninistrin Rama si të “apasionuar pas pazareve me oligarkët klientë të tij, të trashëguar shumica nga Sali Berisha” faqja shkruan se Rama nuk e ka për herë të parë me Fazllic

“Pazaret e Ramës me mikun e Berishës, Fazlliç janë të njohura dhe e kanë zanafillën direkt pas ardhjes në pushtet, megjithëse ishte betuar për të zhbërë gjithçka që kishte nënshkruar në mënyrë të paligjshme, qeveria demokrate për oligarkët klientë të saj.

Por atëherë kur mendohej se Edi Rama do ta kishte “dorën” të rëndë për këta oligarkë, mes të cilëve dhe Damir Fazlliç, të cilin e shpëtoi Berisha që të mos i viheshin prangat në Rinas, ndodhi e kundërta: U përfshinë të gjithë në përfitime” – shkruan Pamfleti.

Si përfitim i parë i Fazllic nga qeveria e Rilindjes përmendet linja e Interkoneksionit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë, të cilën e mori kompania ku kishte aksionet edhe biznesmeni serbo-boshnjak.

“Berisha e kishte bllokuar vetëm e vetëm që ta merrte miku i tij Fazlliç. Rama nuk ka pritur më shumë se tre muaj pasi hyri në zyrën e kryeministrit, për të marrë vendimin për këtl linjë, ndrkohë që akuzoi Berishën se e kishte lënë Kosovën nën mëshirën e serbëve, vetëm për t’i dhënë tenderin mikut të tij Damir Fazlliç” – shkruan Pamfleti.

Në atë kohë në media ishte publikuar se biznesmeni serb, Vuk Hamoviq, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Fazliç ishin takuar në Vjenë me Shkelzen Berishën për ta marrë këtë koncension, pasi të kishin bllokuar kroatët.

Pasi u bllokua për shumë kohë, përfundimisht linja e interkoneksionit 400 KV Shqipëri-Kosovë nisi të realizohej nga firmat “Dalekovod” dhe “Energoinvest”.

Pavarësisht se Rama akuzoi rëndë Berishën se bllokoi qëllimisht linjën e interkoneksionit pasi dëshironte të shpallte fituese firmën “Energoinvest”, me argumentin se ishte e lidhur me biznesmenin Damir Fazlliç, koncesioni pas ndërrimit të pushtetit shkoi pikërisht tek kjo firmë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT