“Plagosje me gozhdë ndaj barazisë së ligjit”, Salianji- Ballës: Distancohuni nga deklarata e Vocajt për burrin e Ibrahimajt

Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar interpelancë në seancën e sotme parlamentare me ministrin Taulant e brendshëm Taulant Balla.
Në fjalën e tij në seancë, Salianji i kërkoi Ballës që të distancohet nga deklarata e kreut të policisë së shtetit, Tonin Vocaj, i cili e cilësoi rastin ku burri i ministres Delina Ibrahimaj goditi me thikë drejtorin e ATK-së, si ngjarje jo sensitive dhe që nuk raportohet nga policia.
Sipas Salianjit, bashkëshorti i Ibrahimajt i ka bërë presion drejtorit të Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj që të jepte dorëheqjen nga ministria që drejtohej nga bashkëshortja e tij.
“Ngjarje e rëndë e raportuar së fundmi, por e ndodhur vitin e kaluar, e plagosjes me gozhdë, apo e nguljes së gozhdës ndaj barazisë së ligjit që bashkëshorti i një ministre i bën një punonjësi të ministrisë së financave, për shkak të pozicionit të punës, duke i kërkuar dorëheqjen në emër të ministres. Zoti ministër duhet të distancoheni nga deklarata e policisë që e quante ngjarje pa sensivitet. Problematikë përfshirja apo lidhjet e policisë me krimin. Duket sikur sovraniteti i është dorëzuar bandave dhe sikur nuk ka asnjë lloj reagimi dhe asnjë lloj mase.”– tha Salianji.