“Nuk është se më ka marrë malli”/ Deputeti kërkon Edi Ramën në Kuvend: Ka kaq kohë që nuk vjen

Deputeti Asllan Dogjani ka kërkuar në seancën e sotme parlamentare  që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në Kuvend, pasi ka disa kohë që nuk është pjesë e punimeve.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se Rama nuk duhet të harrojë se është deputet para së gjithëve, teksa ironizoi duke thënë se nuk e ka marrë palli, por Rama e ka detyrim.

“Nuk kuptoj pse Rama injoron Parlamentin dhe nuk i përgjigjet thirrjeve të opozitës që ka kërkuar interpelancë. Ka kaq kohë që nuk vjen në Parlament. Nuk na ka marrë malli shumë për të, por duam të dimë sepse injoron Kuvendin. Jemi përfaqësues të popullit, kemi kërkesa.

Dimë që është i zënë me probleme ndërkombëtare si Italia por mbase ka harruar që është kryeministër, ama mos të harrojë që është deputet”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT