Flamur Nokës nuk i “ndahet” shpirti nga Berisha, stampon dhe në bluzë fytyrën e ish-kryeministrit

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka shkuar në Kuvend i veshur me një bluzë ku është stampuar imazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Lironi Berishën”, shkruhet në bluzën që mban veshur deputeti demokrat, ku në imazhin e stampuar është ish-kryeministri me simbolin e dy gishtave. Gjithashtu shkruhet: “Lironi liderin e opozitës”.
Kujtojmë që ish-kryeministri ndodhet në “arrest shtëpie” prej dhjetorit 2023 për dosjen e ish-kompleksit Partizani. Të gjitha kërkesat e liderit demokrat në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për t’u rikthyer në Kuvend janë rrëzuar.