Euro në rënie të lirë, zhvlerësim “i frikshëm” në krahasim me majin e kaluar

Euro vijon rënien e lirë në treg. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro po këmbehet me 100.3 lekë.
Zhvlerësimi i euros, është rreth 11% në raport me majin e vitit të kaluar.
Dollari po këmbehet me afro 93.7 lekë.
Për bankën e Shqipërisë këto luhatje janë rezultat i fluksit të valutës që po vjen në vend nga turizmi dhe investimet e huaja, me shumë ofertë për euro në treg dhe pak kërkesë.