Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka paraqitet në SPAK, merret në pyetje për 4 orë

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Për rreth 4 orë, ai është marrë në pyetje nga prokurorët, në lidhje me hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdet. Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, bashkëshorti i ish-ministres është pyetur nga gazetarët për çfarë ishte thirrur apo nëse kishte tjetërsuar pronat në jug. Por Artan Gaçi ka refuzuar të përgjigjet duke buzëqeshur para kamerave dhe më pas është larguar.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka sekuestruar 5512 m2 truall Artan Gaçit. Mësohet se kjo sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi. Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Artan Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik.

SPAK po heton pasi ka dyshime se Jorgo Goro në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë ka shpërdoruar detyrën në të dy rastet, me përfitues fundor të truallit biznesmenin Artan Gaçi.

Hetimet ndaj kryebashkiakut Goro nisën pas një kallëzimi të depozituar nga paraburgimi prej nga rivalit të tij Fredi Beleri, i cili e mposhti në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar. Beleri u dënua për shitblerjet votash dhe njihet si një kryetari i zgjedhur i Himarës, por që për shkak të burgosjes së tij detyrën e kryebashkiakut vazhdonte ta mbante Jorgo Goro. Hetimi ndaj Goros qe me arrestimin e tij, bashkia e Himarës ngelet pa kryetar kulmoi gjatë vjeshtës, atëherë kur veç tij i thirr për tu pyetur edhe investitori strategjik Artan Gaçi bashkëshort i Olta Xhaçkës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT