Parashikimi i Mentor Kikisë: Djemtë shqiptarët do të martohet me vajzat kosovare, jo për dashuri po për letra

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shprehu shqetësimin për gjendjen e lirisë së shtypit, e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që duhet të ishin garantuesit e saj, politikanët. Në Indeksin që përfshin 180 vende, Shqipëria listohet në vendin e 99-të, ndërsa Kosova shumë para nesh, në vendin e 75-të.
Kjo radhitje e vendit tonë është tejet shqetësuese. Lidhur me këtë çështje mëngjesin e kësaj të premte ka folur edhe gazetari Mentor Kikia, i cili ka theksuar se Shqipëria po vijon të bëjë hapa mbrapa.
Ndërsa, sa i përket Kosovës, Kikia tha se ka një trend fantastik përmirësimi dhe se në vijim do të jetë shumë para Shqipërisë.
“Mos u habisni që brenda një 10 vjeçari djemtë e këtij vendi të martohen me vajza kosovare, jo për dashuri po për letrat, për të arrë pasaportën siç bëjnë sot në Angli. Kosova ka një trend fantastik përmirësimi. Uroj të mos bjerë në kanal dhe të ecë në këto shina sepse regresi që kemi pësuar ne do të jetë shumë e vështirë të përmirësohet edhe me ndryshime pushtetesh”, tha Kikia ndër të tjera.