E RËNDË/ Turistja gjermane bie në ujëvarë në Përmet, detajet e para

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë të trupit.about:blank

Ajo është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje me të specializuar.

Ndërkohë që gjendja e saj ka qenë serioze për jetën, është përcjellë me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistesh gjermane që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar ka rënë ujëvarë ku dhe është lënduar në kokë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT