Rama: Me dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve

Gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA, kryeministri Edi Rama ka takuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kryemnistri Rama i quan dy zyrtarët e lartë miq të kahershëm të shqiptarëve dhe mbështetës të sifadeve të vendit tonë.
Statusi i Kryeministrit:
Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer; dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian

