Gjermania apel skeptikëve të mbështetin Shqipërinë për negociatat

Berlini zyrtar i bën apel vendeve skeptike, Francës dhe Holandës t’i bashkohen vendimit të Gjermanisë dhe të mbeshtetin hapjen e negociatave per dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i punëve të Jashtme të Gjermanise Heiko Maas nëpërmjet një deklarate zyrtare thekson rëndësinë që ka dhenia e dritës jeshile për Shqipërinë e Maqedoninë e  Veriut.

Deklarata:

MINISTRIA E JASHTME E GJERMANISE

Kam besim se qasja e kushtëzuar e propozuar nga Bundestag-u gjerman mund të bindë edhe të tjerët në BE të vendosin të fillojnë negociatat e pranimit. Miratimi i Bundestagut gjerman për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një sinjal i rëndësishëm. Vendimi nënvizon rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në . Në të njëjtën kohë, është e qartë se reformat do të shpërblehen. Të dy vendet duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre të reformës në mënyrë që të ecin përpara në rrugën drejt BE-së .

Franca dhe Holanda nuk i kanë bërë ende publike qëndrimet e tyre, por vendosja e kushteve nga Gjermania mund të shërbejë si një garanci per t’i bindur ato.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT