Nga “Veliaj ik” në “Lironi Berishën”/ A ka ndryshuar fokus protesta e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës?!

Militantë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë kanë dalë sërish sot përpara Bashkisë së Tiranës për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të disa drejtorëve të bashkisë.
Por ajo që ra në sy gjatë protestës së ditës së sotme bie është fakti që simbolet e përdorura janë më të shumta ato që i referohen lirimit të ish kryeministrit Berisha sesa largimit të kryebashkiakut të Tiranës.
Në fotot e fiksuara nga LSA-ja, përveç vajzës së ish-kryeministrit, Argita Malltezi, e cila vijon të shkojë në protestë me bluzën ku kërkohet lirimi i të atit, të shumtë ishin edhe militantët që mbanin në duar parrulla me kërkesën që Berisha të dalë nga arresti i shtëpisë.
A mos ndoshta protestuesit kanë ndryshuar fokus dhe kanë harruar qëllimin se pse e kanë nisur këtë protestë?