“Nuk lëshoj vetëm djalin tim të vogël”/ Rama flet troç: Nuk mbaj në detyrë asnjë burrë me para të vjedhura, kur të thirret nga SPAK…

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se ai nuk lëshon vetëm djalin e tij të vogël, ndërkohë që të gjithë personat të cilët punojnë me dy standarde për PS dhe për xhepin e tyre njëkohësisht do të kenë në krah vetëm avokatin.
“Unë kam pasur detyrën të punojë në 10 vjet me 40 e ca ministra dhe të gjithë ata e kanë dëgjuar prej meje që prej ditës së parë se kush Lufton për të mirën e përbashkët më ka në krah në çdo hap edhe kur sulmohet. Por kush gabon duke kujtuar se do bëjë një rrugë e dy punë, nga njëra anë duke luftuar me mua dhe PS për të mirën e përbashkët dhe nga ana tjetër duke punuar fshehurazi për xhepin, nuk do më ketë në krah as mua dhe as PS. Vetëm avokatin e vetë para drejtësisë.
Jo po PS duhet t’I mbajë njerëzit dhe ti nuk duhet t’I lëshosh njerëzit e tu. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël dhe ndonjë shkëmb në det ku do të hidhet. Por nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige kur vjen ora të thirret. Jo po nuk kam bërë asgjë, më bien në qafë. Nëse nuk ke bërë gjë nuk të mbaj as unë as PS por e vërteta. Prandaj lufto për të vërtetën tënde sepse unë dhe PS nuk bëjmë asnjë koment për çështje që hap SPAK për deputet, kryebashkiak apo ministër.”- u shpreh Rama.