Mbi 26 mln lekë gjobë bujkut pasi ndërtoi pa leje stallën për 3 lopë/ Braçe i indinjuar: A jeni në terezi?

Deputeti socialist Erion Braçe denoncoi sot rastin e një gjobe m vlerë 2.6 mln lekë pasi ndërtoi një ministallë pa leje aty ku ka qenë serë e vogël.

I indinjuar Braçe thotë se po pushkatohet bujku në mes të fushës. E ndërsa pasqyron në facebook fletën e gjobës dhe vendit për të cilin bujku është gjobitur, Braçe ka dhe një apel ka dhe për ministrin e shtetit për pushtetin vendor Arbjan Mazniku.

Denoncimi i deputetit Erion Braçe:

A JENI NE TEREZI APO JOOO? Eeeejjjj 2.625.000 LEKE GJOBE? Domethënë  26.250.000 (shënim redaksional: leke te vjetra) LEKE GJOBE PER KETE DEPON?

26.250.000 LEKE GJOBE NE FSHAT?

Nuk di! Shoh letrat, lexoj kete shkrimin dhe shastisem;

Ka patur SERE-te vogel, si ka ecur, ka vendosur te ndertoj nje ministalle per tre lope-ne hapesiren e seres, me blloqe e cati llamarine, poooooo PA LEJE sepse LEJA KUSHTON pafund, per me teper per kete strukture qe sheh ne foto dhe per kete, 26.250.000 LEKE GJOBE?!

Ju qofshi! NUK DI, E VINI MENDJEN NE PUNE A JO, por kjo eshte ta pushkatosh bujkun ne mes te fushes!

Dhe ky eshte produkti i presionit ndaj e te policise, presioni ndaj e te prokurorise mbi popullin e fshatit e zyrtaret qe duhet te therrin keshtu popullin e fshatit!!

NJE GJE KAM; MINISTER MAZNIKU NA KALO LIGJIN QE KA NJE VIT I BERE E PRET E PRET TE MIRATOHET! Beje se kushton shume me pak se kjo e keto GJOBAT E CMENDURA!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT