“1000 euro në muaj dhe…”/ Divorci zyrtar, ja çfarë përfiton Elia Zaharia nga Princi Leka

Gjykata e Tiranës ka zyrtarizuar sot divorcin e familjes mbretërore, mes aktores Elia Zaharia dhe Princit Leka II.

Sipas vendimit, Elia do të jetojë në pallatin mbretëror, ndërsa Princi Leka do të paguajë 1 mijë euro në muaj për fëmijën. Kështu, Elia dhe princesha Geraldinë do të jetojnë në një apartament 257 m2 në qendër të Tiranës, apartament të cilin Princ Leka ia ka dhënë vajzës, për aq kohë sa Elia nuk ka një partner.

Elia Zaharia ka përfituar dhe disa ambiente në pallatin që po ndërtohet pas ish-hotel Dajtit. Megjithatë, deri në momentin që ambientet e pallatit të jenë gati, Princ Leka ka pranuar që Elia të jetojë me vajzën në Pallatin Mbretëror. Ndërkohë vetë Leka do të ketë mundësi të takojë të bijën 2 orë në ditë. Ai do duhet të paguajë 1000 euro në muaj, shumë e cila përfshin nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të nënës. Leka do të ketë akses për çdo lëvizje që do të kryhen me paratë e së bijës.

Ish-çifti mbretëror, ka rënë dakord që të dy të kontribojnë në rritjen e vajzës së tyre, sa i takon mirëqënies, arsimimit, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurive të saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT