“Nuk LËSHOJ vetëm ZAHON!”/ Analisti: Rama si nuse E VIRGJËR, që ka pjellë “KOPILË” korrupsioni

Gazetari dhe analisti Poli Hoxha, ishte i ftuar në lidhje të drejtpërdrejtë, në emisionin “ Breaking me Fiori Dardha” për të folur në lidhje me situatat politike në vend.

Analisti e ka përmendur fjalimin e kryeministrit Rama, i cili zgjati për gati dy orë, dhe për deklaratat e tij në një mënyrë ironike. Në lidhje me fjalimin e Ramës, analisti tha se dukej sikur kishte ardhur së fundmi në pushtet dhe jo sikur kishte 11 vite gjithashtu ka cituar një shkrim të Artan Fugës “këta na bëjnë dhe për idiotë, flasin si Ismail Qemali”.

Kryeministri, sipas analistit, gjatë fjalimit dha vetëm dy mesazhe të cilat ishin dhe sinjale drejt kryebashkiakut Erjon Veliaj. “Ai dha vetëm dy mesazhe, një mesazh ishte për të njerzit e tij, që thoshte unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël Zahon, nuk ka më ne, kur vjen puna te përgjegjësia thot nuk ka më ne. Më shumë ishin mesazhe kundrejt Erjon Velisë se për atë po flitej” tha analisti.

 

Mesazhin e gjithë fjalimit analisti e ka ironizuar si “nxjerrja e kokës” e cila ishte shtrirja e dorës opozitës, duke thënë që të bëhen bashkë në parlament për reformën anti-korrupsion.

“Të gjitha ato që janë dukur, presione të Sali Berishës, të Ilir Metës, janë përdorur. Në dijeninë time ka hetime deri në tentative blerje të prokurorve gjyqtarëve, shantazhimet dihen, të gjitha kto mënyra duhen duhen ezauruar. Unë pash që SPAK pavarsisht nga difektet që pëson rrugës ai po ecën vetëm përpara, dhe e vetmja mundësi reale është parlamenti” tha analisti.

Përsëri analisti ka folur në mënyrë ironike për Ramën duke e cilësuar si të virgjër ndaj korrupsionit. “Pas 11 vitesh Edi Rama do të paraqitet si i virgjër në një luftë kundër korrupsionit jo sikur e ka shkaktuar ai, duke i bërë dhe një makjazh” tha ironizuar Hoxha. Nëse është një element me të cilën Shqipëria ka ecur përpara është SPAK-u me të cilën po godet korrupsionin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT