Shqipëria e dyta në rajon për perceptimin e korrupsionit në arsim

Sipas studimit të realizuar nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” për 2018-2019, korrupsioni në arsim është prezent në të gjitha vendet e Evropës Juglindore, por perceptimi më i lartë shënohet në Serbi, i ndjekur më pas nga Shqipëria.

77% e të rinjve shqiptarë deklarojnë se në universitete ka raste të studentëve që blejnë provimet apo paguajnë për kalimin e vitit akademik, 80% e të rinjve në Serbi, ndërsa në Kosovë 62% e më pak i përhapur ky fenomen është në Kroaci me 49% .

“Ka që nuk frekuentojnë dhe marrin notën rregullisht”, shprehen studentët.

Vendin e parë Shqipëria e mban për moskryerjen e praktikës apo intershipeve gjatë edukimit të tyre, me vetëm 21% e të rinjve të moshës 16-27.

Edhe nëse janë bërë pjesë e stazheve, të rinjtë shqiptarë janë të pakënaqur me cilësinë e tyre, pasi nuk ju shërben për t’u punësuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT