“Mua më bien flokët, ty të shtohen!”/ Nga Kuvendi Manja sfidon Bashën për ‘burgun’: Je gati ti?

Ministri Ulsi Manja ka sfiduar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha që të shkojnë në SPAK.

Teksa po mbante fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Manja i është drejtuar Bashës duke e pyetur nëse është gati që të ikin të dy në SPAK për dosjen 184.

“Ndryshe nga ti kur të tutë thonë që gënjen edhe për orën, të mitë ende nuk e kanë thënë për mua, sepse ditën kur do ta thonë do të iki nga politika.

Jam gati për dosjen 184, po ti je gati të ikim të dy atje? Të tjerat janë retorikë politike. Drejtësia flet me fakt.”- u shpreh Ulsi Manja

Back to top button
LAJMET E FUNDIT