Luiza Gega bën histori. E para shqiptare në finalen e botërorit të atletikës

Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega, ka shënuar rekordin e radhës, në Kampionatin Botëror të Atletikës, që u mbajt dje në Doha të Katarit. Ajo shkëlqeu në garën e 3000 metrave me pengesa, në një rekord kohe prej 9 minutash e 28 sekondash.

Kështu ajo ka kaluar në fazën e radhës, finalen e botërorit të atletikës,që do të mbahet më 30 shtator. Gega ka bërë histori në fushën e sportit shqiptar, duke u bërë  e para që merr pjesë në një kampionat të tillë./L.F-dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT