Tirana së shpejti me një pistë garash sportive

Tirana do të ketë pas pak kohësh një pistë garash shpejtësie.
Kjo njoftohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Sipas DPTRR do të investohet për një park me pistë testimi e eventesh ngarjeje sportive si zonë e dedikuar për aktivitetet auto-moto në kushte më të sigurta.
Auto-Moto Parku i parë shqiptar, profesional e zyrtar pritet të hapet në zonën e Rinasit sipas ecurisë me dokumentacionet.
“Komuniteti i të apasionuarve për xhiro të shpejta, minigara, drags e drifts, show e festa apo panaire e festivale auto-moto meriton hapësirat e duhura të ushtrimit që s’garantohen dot pa ndihmën e shtetit!” – thuhet në një njoftim të Drejtorisë në fjalë, sipas të cilës kjo nismë është marrë kryesisht për sigurinë rrugore.