Gjenden të vdekura dy ukrainase në Tiranë, dyshimet e para

Dy ukrainase, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Antonina Kozachenko 40 vjeçe janë gjetur të vdekura nga shoqja e tyre në një shtëpi me qira ditore në Tiranë mesditën e sotme.
Paraprakisht grupi hetimor dyshon se dy ukrainaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe”, njofton policia.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.