Ilir Meta këshilla për shqiptarët: Flakeni tej egon e sëmurë dhe lakminë që të marrim përgjegjësitë për atdheun

Pas vendimit të Komisionit të Venecias ku Ilir Meta cilësohej si shkelës i Kushtetutës për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, kreu i shtetit ka zgjedhur të mos bëjë asnjë tërheqje nga deklaratat e tij.
Së fundmi ai ka zgjedhur të dërgojë disa këshilla për shqiptarët ku i kërkon të flakin egon e sëmurë.
“Nga teqeja e Sari Salltëkut në Krujën e bekuar dhe të shenjtë për të gjithë shqiptarët, pata sot kënaqësinë, që së bashku me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, të uroja të gjithë besimtarët: Gëzuar Festën e Ashures! Gëzime e mbarësi për familjet tuaja!
Kjo ditë e flijimit dhe sakrificës njerëzore na fton të flakim tej egon e sëmurë, lakminë e indiferencën dhe të marrim përgjegjësitë tona para familjes, shoqërisë, atdheut dhe kombit.”, thotë Meta.