Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju Jorkut për vitin 2024 (VIDEO)

Laert Sallahu është shqiptari i cili u rendit i pari mes 600 oficerëve të sapo diplomuar, në SHBA. Sallaku është diplomuar dhe është oficeri më i ri i policisë së Nju Jorkut, me rezultate 99.6%.

Në fjalën e tij gjatë diplomimit, Sallaku rrëfeu se rrugëtimi i tij nisi në shkollë të mesme.

“Rrugëtimi im për tu bënë një oficer i Nju Jorkut filloi rreth 6 vite më para kur në moshën 17-vjeçare emigrova në Nju Jork. Si një emigrant i ri u përballa me diversitetin dhe karakterin gjithëpërfshirës të qytetit ku menjëherë u ndjeva i pranuar dhe se e kisha vendin këtu”, tha Sallaku.

Në ceremoninë e diplomimit nuk mungoi as kryebashkiaku i Nju Jork, Erik Adams i cili përshëndeti me simbolin e shqiponjës dy krenare./M.K-dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT