Harrojini tiransit, këta janë “qejflinjtë” e rinj të Shqipërisë

Nëse deri dje keni menduar se janë tiransit qejflinjtë më të mëdhenj në vendin tonë, e keni gabim. Na lejoni t’ju bëjmë me dije se ata kanë zbritur nga “froni” dhe këtë herë, në vend të parë janë banorët e një qyteti tjetër.

Bëhet fjalë për korçarët, qejflinjtë e birrave, serenatave, kërnackave dhe ekspertëve të lakrorit. Vitet e fundit ky qytet ka thithur mjaft turistë, jo vetëm gjatë dimrit me dëborë, por edhe gjatë sezonit veror.

Për herë të parë në vitin 2018, Korça është qarku që shpenzon më shumë për argëtim dhe kulturë, me 3.5% të totalit, nga 3.3% që ishte një vit më parë dhe 1.9% në 2017-n.

Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT, në anketën e buxhetit të familjeve, publikuar së fundmi.
Këtë vit, për herë të parë ka zbritur nga froni Tirana, e cila deri tani mbante rekord për shpenzimet për argëtim, në raport me totalin që harxhojnë qytetarët e këtij qarku. Nga 4.1% të totalit në 2017, shpenzimet një vit më pas zbritën në 3.4%.

Në vend të tretë ka kaluar Lezha, me 2.8% të totalit, e ndjekur nga Kukësi, me të njëjtën shifër.

Për zonat bregdetare, si Durrësi, apo Vlora, 2018-a duket se ka qenë një vit me “halle” dhe banorët e këtyre qyteteve nuk kanë pasur shumë kohë të argëtohen, mëson “Monitor”. Në Durrës, pesha e shpenzimeve për argëtim zbriti nga 2.9, në 1.9% dhe në Vlorë nga 2 në 1.4%, duke e renditur këtë qytet në të fundit në rang republike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT