Foltorja ndjek rubrikën “Antena”: Antimiting Ramës në Athinë

Ditën e djeshme rubrika e humorit, “Antena brenda familjes” e gazetës TemA, shkruante mbi diskutimet mes Mulit e Lelos, për të bërë antimiting Ramës në Athinë. S’kaluan vetëm pak orë dhe Foltorja ka dalë me një qëndrim zyrtar të sekretarit të diasporës, Indrit Hoxha.
Hoxha thekson se kryeministri është ai që largoi shqiptarët nga atdheu, ndaj dhe duhet që të pritet me protesta.
“Turi i Edi Ramës në Diasporë, pasi dështoi me sukses Samitin e Diasporës në Tiranë, është kujtesa për të gjithë shqiptarët, këtu dhe në botë, se ky njeri nuk ka turp dhe nuk ndalet para asnjë turpi për pushtetin personal.
Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj të vendosur se shqiptarët e diasporës, që përbëjnë tanimë 2/ 3 e popullit shqiptar, u takon te kene te drejten e votes, te votojne atje ku jane, per zgjedhjet në atdhe.
Çdo ofertë tjetër është një mashtrim dhe kur vjen nga Edi Rama, dy herë e tillë.
Është e ditur dhe e thjeshtë se pse Edi Rama nuk e do pjesëmarrjen në votim të emigrantëve. Si qytetarë te botes se lirë, si njerëz që i kanë shpëtuar manipulimit dhe shantazhit prej tij, ata do të votojnë kundër.
Ata kanë votuar njëherë me këmbë, duke ikur, kundër Ramës, dhe mezi presin ta kundërvotojnë sërish.
Edi Rama shkon të vizitojë shqiptarët e emigracionit, jo si kryeministri por si dëbuesi i tyre. Në Athinë ai shkon edhe i paftuar. Shkon pikërisht tek ata të cilëve u mbylli kufirin para tre vitesh për ti penguar që të votonin.
Në emër të Partisë Demokratike i ftoj shqiptarët në Athinë, Romë, Milano, Dyseldorf e kudo tjetër, në një detyrë patriotike: ta presin me protesta, të reagojnë si qytetarë të lirë të vendeve të lira, t’i kërkojnë llogari për vjedhjet e shfrenuara të tij, të ministrave dhe kryebashkiakëv që sjell me vete”, dekalroi ai.