VIDEO/ Pas këngës që i dedikoi, Cllevio në gjendje të rëndë psikologjike, “shpërthen” në lot për Roan Brahimin

Roan Brahimi u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në Greqi, në sy të bashkëshortes dhe djalit të tij 7-vjeçar. Pas vrasjes, reperi Kleviol Ahmeti, i njohur nga të gjithë si Cllevio Serbiano i dedikoi një këngë Roanit, të cilin e ka pasur mik të ngushtë dhe qëndronin bashkë në Dubai.

Ndër rreshta Klevioli zbuloi se 32-vjeçari kishte një parandjenjë të keqe se do e vrisnin. Pas publikimit të kësaj kënge reperi i cili është mjaft aktiv në rrjetin social “TikTok”, ku pothuajse përgjatë gjithë kohës qëndron “live” me ndjekësit e tij është shfaqur tepër i mërzitur, madje s’ka nguruar as të qajë para kameras.

VIDEO/ Pas këngës që i dedikoi, Cllevio në gjendje të

Klevioli duke qare
@gunz_big_m #kukesi🇦🇱🇽🇰🇦🇱 #kukesalbania🇦🇱🇬🇧 #tirana🇦🇱 #cllevioserbiano44 #stressi #noizyking #alexvisha #hajgare #kukesi #hajgareshqip #cllevio_serbiano #cllevio_serbiano ♬ original sound – 🏦BIG-M💰💷💶 – 🏦BIG-M💰💷💶✅

Ndërkohë, risjellim në vëmendje edhe njëherë rreshtat e këngës së Clevios ku thotë se shokët e Roanit janë mërzitur për ikjen e tij.

“Çunat janë trishtuar, s’dihet sa do vrasin!”, thotë reperi duke paralajmëruar kështu një hakmarrje të mundshme.

“S’doja ta besoja për vdekjen e Kingut. Fratelo pse ike, se vinim nga Marsi. Të humba ty, dorëzohem të zanaksi. Lotoj në heshtje, dhimbja do zgjasi. Çunat janë trishtuar, s’dihet sa do vrasin. Ëndrrat e bukura nuk zgjasin me vite. Jetove Gango, 32 ditëlindje.

Të akuzojnë për vrasje apo grabitje. Intuitiv ishte, atentatin e prisje. Takim i fundit, kujtoj dhe përqafimin. Dubai Marina, te adresa ku rrinim. Trëndafia do të dërgoj, se nuk vij dot te varrimi. Love u Gango dhe ti e di kuptimin. Më mori malli, prezenca jote. E di që po buzëqesh nga terreni i asaj toke”, thotë Cllevio në vargjet e këngës.

@cllevio44masoni_

Vdiq Ganggo 😢😔🙏🏻

♬ original sound – Cllevio Masoni

Roan Brahimi ishte duke udhëtuar mbrëmjen e së enjtes me një makinë luksoze Mercedes Benz A Class, nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Katerina Beqos, ku drejt tyre u qëllua me breshëri plumbash. Dy plumba kanë rezultuar fatale për Brahimin, një plumb që e kapi në kokë e një tjetër pak më poshtë.

Sipas medias greke autorët kanë pritur momentin e duhur për të vrarë 32-vjeçarin pasi nuk kanë dashur që të rrezikojnë djalin e tij. Sapo 7-vjeçari ka dalë nga makina dhe i është bashkuar fëmijëve në park për të luajtur, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës ku ndodhej viktima.

Kush ishte Roan Brahimi? 

Roan Brahimi është një emër i njohur për Policinë Shqiptare dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë prekur njerëzit e afërt të biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, i cili edhe vetë rezulton i zhdukur pa gjurmë.

Së pari, ai ka qenë i dyshuar për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Milotit ku mbeti i vdekur kushëriri i parë i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij. Policia e Shtetit e kërkoi për ta marrë në pyetje, por ai rezultoi se nuk ndodhej në Shqipëri.

Po ashtu, ky 32 vjeçar është kërkuar të pyetet dhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Milot pas kohë pas vrasjes së Brilant Martinaj. Krahu i djathtë i Ervis Martinaj u qëllua me breshëri arme pranë shtëpisë dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë, kurse shoku i tij Klisman Preçi ndërroi jetë.

Në të dy rastet, Roan Brahimi nuk u arrit të ndalohej dhe të pyetjet. Familja mohoi që ai të ishte i përfshirë në këto ngjarje sepse ndodhej jashtë shtetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT