Spahiu: “Ramën rrëzojeni në Tiranë, por në Athinë duhet ta lartësoni”

Ndjenja patriotike duhet të ndizet tek emigrantët në Athinë dhe ta mirëpresin kuq e zi Ramën më 12 maj. Ky ishte mesazhi i Kreshnik Spahiut në Shqip nga Rudina Xhunga.
Ai argumentoi se kryeministri do të mbajë këtë takim, si lider shteti që do të mbrojë me dinjitet Shqipërinë ndaj dhe emigrantët nuk duhet të ndihen të presionuar nga Greqia, dhe të rrezojnë thirrjen.
“Të gjithë kryeministrat shqiptarë ndër vite duhet të kishin marrë 10% të patriotizmit dhe ndjenjës nacionaliste që kanë liderët grekë në raport me mbrojtjen e minoritetit. Kryeministrat shqiptarë nëse do të kishin vepruar kështu, ne nuk do të ishim në këto nivele. Prandaj Rama nuk duhet të tërhiqet nga takimi i së dielës në Athinë. Kam bindjen që incidente dhe provokime të aktivitetit të Ramës në Athinë do të jenë të shumta. Është bërë për të frikësuar emigrantët, do pengohen dhe kërcënohen që mos të marrin pjesë, që të jetë një takim i dështuar.
Ashtu siç dalin dhjetëra minoritarë për të mbrojtur liderët e Athinës, nuk bëjnë dallime, ashtu duhet të dalin për të pritur Ramën kur shkon për të përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë!