FOTOT: Takimi i Ramës me emigrantët në Athinë, salla mbushet plot, shihni ç’ndodh jashtë dhe brenda stadiumit

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë.
Kreu i qeverisë ka mbërritur në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ ku mbahet takimi, ndërsa është pritur me ovacione në sallën e mbushur plot me shqiptarë.
Sipas fotove të siguruara nga gazeta TemA, vihen re qindra shqiptarë dhe jashtë ambjenteve të stadiumit. Shqiptarët kanë ardhur nga Athina dhe qytete të tjera të Greqisë.
Për vizitën e Ramës janë marrë masa të rrepta sigurie, me qindra policë që do sigurojnë mbarëvajtjen e takimit të Ramës me emigrantët shqiptarë.