Si është të stërvitesh nën stresin e hetimit nga SPAK? Ilir Meta: Ka nja 300 vjet që…

Ilir Meta ka folur për stërvitjet intensive në palestër së fundmi, ndërsa nuk i ka shpëtuar pyetjeve që lidhen me politikën, për shkak të zhvillimeve të fundit në vend.

I pyetur në intervistën për ‘Fit Station’ në News24 se si është të stërvitet nën stresin e raportimeve se ndodhet nën hetim nga SPAK, presidenti i Partisë së Lirisë u shpreh se “ka 300 vjet që është nëpër hetime” dhe se nuk ka asnjë lloj stresi.

Pyetje: Si është të stërvitesh në stres, ndërkohë që flitet në media se zoti Meta është nën hetim nga SPAK?

Meta: Ka nja 300 vjet që jam nëpër hetime dhe nuk kam asnjë lloj stresi. Stresi im është në raport me njerëzit, të qëndroj ndaj detyrimeve që kam. Ky është i vetmi stres që kam. Stresi më i madh që kam është kur takoj një njeri dhe më thotë do iki nga Shqipëria.

Pyetje: A keni patur një ballafaqim me Dumanin pas deklaratave që keni bërë në media?

Meta: Unë u jam përgjigjur mediave dhe s’kam pasur arsye për ballafaqim. Nëse ai merret me sport, me boks, me mundje, patjetër këto garat sportive janë të mira për të gjithë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT