“Le të pasurohen ato 10 veta që po e grabisin vendin” fermerët në protestë: Hedhin prodhimet në rrugë

Këtë të hënë fermerët e jugut kanë dalë në një protest për shkak të vështirësive ekonomike që po kalojnë. Ata kërkojnë vëmendjen e qeverisë për t’ju ofruar zgjidhje problematikave që ata hasin nga kjo situatë e vështirë.  Fermerët e Beratit, Lushnjes dhe Fierit, kanë dalë në një vend të quajtur “ Ura e Kuçit” ku kanë treguar problemet e tyre duke hedhur gjithashtu prodhimet e tyre në rrugë.

Ata kanë treguar për mediat që kërkojnë nga shteti që të fokusohen në prodhimet vendase dhe jo ato të importit përndryshe, sipas deklaratave të tyre, ata do të falimentojnë dhe produktet e tyre të shkojnë dëm.  Gjatë protestës fermerët janë përplasur edhe me policinë të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar një situatë të përkeqësuar

Fermerët janë shprehur të mllefosur më qeveritarët duke thënë se ata po tallen me prodhimet e tyre.

“Ky vend nuk ka burra më, prandaj bëjnë kështu këta, le të pasurohen ato 10 veta që po e grabisin vendin. Jemi me kredi dhe po paguajmë taksat, por jo të abuzohet me këtë çmim. Turp të kenë pasi po tallen me mundin dhe djersën tone” kanë thënë fermerët për mediat.

Gjithashtu këta fermerë kanë paralajmëruar se protestat do vazhdojnë.

“Kam kredinë, më vjen kredia tek shtëpia, me çfarë do e paguaj? Unë jam i mbytur, kastraveci po prishet. Nuk kam ku të vete më, boti do kredinë, edhe një javë afat kam, çfarë do bëj, me çfarë do i laj? Fëmijët i kam me temperaturë, nuk kam çfarë të bëj më. E pashë keq do iki. Kam qenë 15 vite në Greqi. Kjo protestë do vazhdojmë, do kërkojmë të drejtën tonë”, tha një fermer.

Në protestat e zhvilluara janë përfshirë blegtorë dhe bujqër të cilët në shenjë revolte shpesh herë kanë hedhur prodhimet e tyre në rrugë. Fermerët kanë zhvilluar protesta vazhdimisht për shkak të rritjes së taksave, kostove dhe konkurrencës nga importet e lira të ushqimeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT