Nga gjakmarrja, tek konfliktet e tjera/ Pse u vra Novruz Cenalia? Drejtori i policisë: Prej 4 vitesh ai…

Drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika i bën thirrje familjarëve të autorit Azgan Mernica, i cili qëlloi për vdekje me armë Novruz Cenalinë që të bëjë tentativa që personi të dorëzohet.

Duke folur për mediat, ai ka thënë se viktima shërbente prej 4 vitesh në rradhët e policisë dhe prej 2 vitesh ishte pjesë e forcave “Shqiponja”.

“Shërbente në policinë e fierit prej 4 vitesh, 2 vite në forcat Shqiponja. Zbatimi i ligjit do të jetë shumë i ashpër”, shprehet Panganika.

Paraprakisht u dyshua se shkak për krimin mund të ishte gjakmarrja, pasi në vitin 1997, babai i tij ka vrarë fqinjin Sali Harhudhën në Has.  Megjithatë, kjo pistë ka rënë dhe tashmë po hetohet ajo e konfliktit të çastit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT