Rusia gati për Luftën e 3 Botërore? Nëse Perëndimi lufton për Ukrainën do të…

Rusia ka paralajmëruar se është gati për konflikt të drejtpërdrejtë nëse Perëndimi do të luftojë për Ukrainën në fushëbetejë.
Kjo deklaratë ka ardhur nga ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, pasi kryeministri suedez ka shprehur hapur se është i gatshëm të presë armë bërthamore në rast të ndonje lufte.
Kjo deklaratë përbën rritjen e një “retorike” e cila ngacmon për konfrotim të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s. Ky ngacmim ka vazhduar qëkur presidenti francez Emannuel Macron muaj më parë nuk e përjashtoi mundësinë për të dërguar trupat nga Perëndimi në Ukrainë.

Vladimir Putin paralajmëroi në fillimin e këtij viti se vendosja e trupave të NATO-s në Ukrainë mund ta çojë vendin në një Luftë të Tretë Botërore. Gjithashtu Kremlin (presidenti i Rusisë) paralajmëron se edhe nëse ndonjë pajisje perëndimore e cila përdoret nga Kievi për të sulmuar jashtë kufirit do të vlerësohet si një objekt legjitim.
Ky përshkallëzim si luftë fjalësh midis Kremlinit dhe qeverive perëndimore vjen pasi dokumentet gjermane sugjerojnë që Berlini të planifikoje shërbim të detyrueshëm ushtarak për burrat dhe gratë e moshës 18 vjeç.
Tensioni mes Rusisë dhe Perëndimit vjen si pasojë e deklaratës së kryeministrit suedez i cili pranoi të presë armë bërthamore në rast lufte edhe pse shumë kritikë kanë bërë thirrje për ndalimin e vendosjes së tyre.
“Në një situatë lufte është një çështje krejtësisht tjetër, do të varet tërësisht nga ajo që do të ndodhte,” i tha ai transmetuesit publik Radio Suedeze. Gjithashtu ka shtuar se vendimin për vendosjen e këtyre armëve do t’a marri shteti suedez jo SHBA.
