Qentë sulmojnë turisten në Vlorë! Kafshët endacake në Lungomare rrezik për qytetarët

Një turiste në Vlorë është sulmuar nga qentë e rrugës në Lungomare. Një video ku turistja shihet duke bërë vrap dhe një qen e sulmon ka bërë xhiron e rrjetit.

Shpesh turistë të tjerë ndalojnë për të fotografuar qentë ose për t’i përkëdhelur duke menduar se ata janë të sterilizuar me nga dhe joagresive. Por përballen me sulmet e këtyre kafshëve të cilët ata tentojnë të përkëdhelin.

Siç duket ky nuk është një rast i rrallë pasi edhe raste të tjera raportohen në spitalin e Vlorës nga kafshimi i qenve.  Top Channel raporton se tre persona në ditë kërkojnë ndihmë nga spitali i Vlorës për të kuruar plagët sulmet e qenve. Gjithashtu një grup gazetarësh të cilët po përgatisnin një kronikë në lidhje me këtë çështje janë sulmuar nga qentë e rrugës përgjatë Lungomares.

Bashkia e Vlosës parashikon një shumë prej 250 mijë eurosh për trajtimin e qenëve endacakë.

“Jemi në dijeni për këtë situatë, dhe jemi duke bashkëpunuar me një shoqatë animaliste për kapjen sterilizimin, sterilizimin e kafshëve dhe vendosjen e matrikullimit. Ndërkohë, rastet agresive do të trajtohen dhe do mbahen të mbyllur në një strehë”, ka thënë Ardi Peçuli, përgjegjës i veterinarisë, në Bashkinë Vlorë.

Një tjetër shqetësim janë edhe qentë e qyteteve të tjera të cilët i dërgojnë në Vlorë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT