Ku fshihet Azgan Mërnica? Vrasësi i efektivit ende në arrati, FNSH dhe RENEA-t “blindojnë” Fierin

Pika të shumta kontrolli janë ngritur nga policia e Fierit në të gjitha hyrje daljet e qytetit për ndalimin e 23-vjeçarit Azgan Mërnica, i cili vrau ditën e djeshme policin e forcave “Shqiponja” Novrus Cenalja.

Pas krimit, ai arriti të arratisej dhe ende vazhdon të jetë i lirë, teksa dyshohet se ka bashkëpunëtorë që e kanë ndihmuar.

Që prej ditës së djeshme, në kërkim të 23-vjeçarit janë angazhuar forca të shumta policie FNSH dhe ato të RENEA por pa rezultat.

Burime konfidenciale nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona të afërm dhe shokë të autorit. Kërkimet janë përqendruar në afërsi të fshatit Sulaj, pasi dyshohet se ai mund të jetë fshehur aty.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT