VIDEO/ Nga qeset me vezë, tek Argita me bluzën e Berishës, çfarë po ndodh në protestën e “Rithemelimit”

“Rithemelimi” është kthyer sërish ditën e sotme për të protestuar para godinës së bashkisë Tiranë.

Për të 7 herë, nuk kanë munguar bombat molotov që janë hedhur para bashkisë, apo dhe vezët, për të cilat duket se protestuesit janë përgatitur mirë.

Gjithashtu, edhe sot e pranishme është vajza e ish-kryeminstrit Sali Berisha, Argita Malltezi e cila mban veshur bluzën me foto ne të atit dhe shkrimin “Lironi Berishën”, duke ngritur edhe një pyetje në fakt.

Për çfarë po proteston “Rithemelimi” para bashkisë, për dosjen “5D” ashtu siç ata pretendojnë, apo për lirimin e ish-kryeministrit nga arresti i shtëpisë, ku qëndron që prej dhjetorit të vitit të kaluar?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT