Vilë, 22 dyqane e 10 apartamente, sekuestrohen 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri

SPAK ka sekuestruar tre milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales Oltian Bistrit.
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar, Tiranë, ka regjistruar procedimin pasuror të pasurisë së Oltian Bistrit, dhe familjarëve të tij.
Oltian Bistri ka patur një indicje në 2016 për një përfshirje në veprimtari kriminale është marrë si i pandehur nga SPAK.
Sipas SPAK, Oltian Bistri iu është nënshtruar masave parandaluese pasurore me qëllim “Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe trafikimit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”. Gjatë hetimit ka rezultuar se Bistri dhe familjarë të tij të cilët ai ka patur transaksione të lidhra ose të dyshuara, zotërojnë një pasuri shumë herë më të madhe se të ardhurat që ata fitojnë.
Me kërkesë të SPAK është sekuestruar një pjesë e pasurisë së Bistrit dhe familjarëve të tij. 22 dyqane, 10 apartamente, një vilë, një garazh dhe një automjet në pronësi të ish-shefit të Operacionales janë sekuestruar nga SPAK.
Gjithashtu të gjitha pasuritë e sekuestruara janë marrë në administrim nga Agjensia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.