Kunata e Almës nën AKUZË? Ish drejtuesi i policisë hedh dyshime për mbytjen: Praktikisht…

Ditën e sotme ka qenë i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Breaking me Fiori Dardha”, në Top News, ish-drejtuesi i policisë Arben Hadërmataj.

Hadërmataj ka folur rreth ngjarjes së shumëpërfolur të Alma Arrazit, nënës e cila u vetëmbyt bashkë me tre fëmijët e saj. Hadërmataj shprehet se ka dyshuar gjithmonë rreth kësaj ngjarjeje dhe hetimi duhet të jetë shumë herë më i thelluar jo si në ditët e para të ngjarjes që u hodhën 2-3 hipoteza. Ish-shefi i policisë ka thënë se nëna duhet të ketë qenë në gjendje shumë të rënduar emocionale përderisa ka arritur të bëjë atë veprim.

“Nuk të kalon as nëpërmend që një nënë të marri jetën e fëmijëe të vet, të cilët fundja të asaj janë, për t’u hakmarrë apo çfarëdo rrethane të jetë. Është e pakonceptueshme dhe e paimagjinueshme që deri në këto momente jemi përballë një fakti të tillë” tha Hadërmataj.

Gjithashtu ai ka shtuar se motivet që e kanë detyruar këtë nënë të bëjë këtë veprim të mbysë fëmijët e saj, nuk janë aq të thjeshta, duhet të ketë patur problem të rënda psikologjike.  Ish-shefi i policisë shprehet se nuk është i bindur nga hetimet e kryera deri tani, motivet sipas tij duhet të jenë shumë më të thella sesa vetëm një tradhëti bashkëshortore.

“E kam diskutuar edhe në media të tjera se është e pamundur të marrësh tre fëmijë ti hedhësh nga kangjellat e urës dhe më pas të hidhesh vetë, aq më tepër që vajza është pak në moshë më të madhe” ka thënë Hadërmataj në intervistë. Gjithashtu ka shtuar se për të zbardhur të gjithë çështjen duhet parë mekanizmi i plotë sepse me kaq sa ka ndodhur asgjë nuk është e qartë.

Së fundmi kunata e Alma Arrazit ka dhënë dëshminë e saj në prokurori. Edhe pse prokuroria nuk është shumë e bindur në vërtetësinë e dëshmisë së saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT