VIDEO: Ndihmuan bosin e drogës dhe vranë tre efektivë, momenti kur persona të armatosur sulmojnë furgonin e policisë në Francë

Publikohen pamjet e tmerrshme të vrasjes së 3 oficerëve të burgut të cilët u vranë nga një grup kriminelësh teksa po transportonin një të burgosur.

Në imazhet e filmuara duket se si persona të armatosur dhe me kapuçë kanë hapur zjarr drejt policisë.

Të paktën tre oficerë franceze u vranë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, pas sulmit në të cilin sulmuesit dhe i burgosuri, Mohammed Amra, 30 vjeç, arritën të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Dënimi i fundit i Amrës ishte për vjedhje, dhe ai gjithashtu është dënuar për tentativë vrasje. Sipas një burimi të policisë për Le Parisien, ai ishte kreu i një rrjeti narkotikësh në Francë, dhe rrjedhimisht konsiderohej jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Sipas BFMTV, Amra u dënua me 18 muaj burg të martën e kaluar nga gjykata për vjedhje të rënda, veçanërisht vjedhje nga supermarkete dhe biznese në periferi të Évreux midis gushtit dhe tetorit 2019.

I dyshuari akuzohet për tentativë vrasje në Saint-Étienne du-Rouvray. Ai gjithashtu thuhet se është paditur në Marsejë për vrasje me dashje të kryer më 17 qershor 2022, në Aubagne ndaj një banori të Dreux, në një rast trafiku droge.

I burgosuri dhe anëtarët e bandës fillimisht u arratisën me dy makina, një Audi A5 dhe një BMW 5.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT