Dy emigrantë shqiptarë restaurojnë kishën italiane falas

Dy emigrantë shqiptarë në Itali, kanë vendosur në mënyrë vullnetare të restaurojnë një kishë në Pratola Peligna, në Itali.

Asnjëri prej tyre nuk është i krishterë, por që nga e premtja në mëngjes Luan Hallulli dhe Arbert Muça po punojnë për të ristrukturuar pjesën e brendshme të kishës San Rocco pa marrë ndonjë shpëblim monetar.

Të dy shqiptarët janë pronocuar pë mediat italiane, duke thënë se: “Ne do të kujdesemi për të. Zoti është një dhe ai do të jetë i lumtur të shohë shtëpinë e tij më të bukur dhe mikpritëse”.

Një prej tyre thekson: “Gjithçka ishte e shkatërruar, plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep”.

Ai shton:”Zonja që kujdeset për kishën e lumtur na tha: Zoti ju bekoftë, askush nuk e kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë për kishën”.

Si Luani ashtu dhe Alberti nuk e fshehin besimin e tyre mysliman. Ata thonë se “megjithatë ne jemi fëmijë të Zotit nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo mysliman, ne besojmë vetëm në një Zot dhe ai është ai që na drejton në atë që bëjmë “.

Kujdestarja e kishës është shprehur shumë e impresionuar nga gjesti i dy shqiptarëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT