Nga Balliu, tek Tedi Blushi dhe Sali Lushaj/ 12 persona nën hetim për akte dhune në protestën e “Rithemelimit”

Policia ka vënë nën hetim 12 persona, nën akuzë për akte të dhunshme gjatë protestës së djeshme të “Rithemelimit” para Bashkisë Tiranë.

Mes personave të proceduar, është dhe Adriana Kalaja, e cila merr edhe lejen për protestën në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Kalaja akuzohet për “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”.

Nga ana tjetër, për veprën penale ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’ janë vënë Tedi Blushi i Partisë së Lirisë, Klevis Balliu i Rithemelimit, Besart Xhaferri kreu i FRPD, si edhe Sali Lushaj, ish-bodygardi i Sali Berishës. Po ashtu, në hetim po për të njëjtat vepra penale janë edhe 7 protestues të tjerë.

Emrat e personave të proceduar:

  • 1-Dardan Bardhi, 27 vjeç
  • 2-Rubin Dashi, 19 vjeç
  • 3-Alfred Pllumbi, 46 vjeç,
  • 4-Klodjan Bajrami, 21 vjeç
  • 5-Sali Lushaj, 68 vjeç
  • 6-Sokol Bushkolaj, 48 vjeç
  • 7-Gazmend Sallaku, 53 vjeç
  • 8-Besart Xhaferri, 34 vjeç
  • 9-Eljan Kaja, 22 vjeç
  • 10-Tedi Blushi, 39 vjeç
  • 11-Klevis Balliu, 34 vjeç
  • 12-Adriana Kalaja, 59 vjeçe

Back to top button
LAJMET E FUNDIT