E FUNDIT/ Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, 23- vjeçari Azgan Mërnica

Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit 28-vjeçar Novruz Cenaliaj është vetëdorëzuar në Polici pas negociatave nga babai dhe daja i tij.

Mërnica ishte shpallur në kërkim prej dy ditësh nga policia, pasi ai u arratis nga vendi ku ndodhi ngjarja, në fshatin Baltëz të Fierit.

Dyshohet, se Novruz Cenaliaj 28 vjeç, veshur me uniformën e policit pati një konflikt të momentit me Azgan Mernicën.

Dy të rinjtë, banues në të njejtin fshat, u konfliktuan verbalisht dhe më pas fizkisht për kalimin në rrugën e ngushtë që po përshkonin me makinë.

Gjatë konfrontimit, 23 vjeçari e ka qëlluar me një plumb në kokë efektivin duke i shkaktuar vdekjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT