DEKLARATA E FORTË: Vrasësi i policit u dorëzua, shteti i dha garanci për gjyqin!

Ferdinand Dervishi ka bërë një deklaratë të fortë në panelin e emisionit “Top Story”.
I ftuar nga Grdida Duma, gazetari i njohur po analizonte me burime ngjarjen e minutave të fundit, ku në fshatin Sulaj u dorëzua Azgan Mernica. Vrasësi i policit të Novruz Cenalisë kishte qëndruar i fshehur te familjarët e vet.
Sipas Dervishit, këta të fundit nuk kanë pranuar ta dorëzojnë duke e strehuar në banesat e tyre dhe policia e ka pasur këtë informacion.
Në panelin e “Top Story”, Ferdinand Dervishi u shpreh: “More a e kuptoni se çfarë ka ndodhur? A e kuptoni se çfarë ndodh këtu? Po more po, familjarët e kanë dorëzuar pasi kanë marrë garanci për gjyqin. Ai nuk dënohet me burg të përjetshëm se ka ndodhur në kushtet e gjaknxehtësisë. Dhe në këtë mënyrë e kanë dorëzuar”, përfundoi Ferdinand Dervishi.